LAJMI I FUNDIT:

Joshua e pranon se pati momente dobësie pas rimeçit me Usyk

Joshua e pranon se pati momente dobësie pas rimeçit me Usyk

Anthony Joshua ka lëshuar një postim në llogaritë e tij në rrjtetet sociale, duke thënë se pati një anë të dobët pas përfundimit të rimeçit me Oleksander Usyk.

Boksieri britanik nuk ia doli t’i rikthente rripat në peshën e rëndë të boksit, duke u mposhtur për herë të dytë nga ukrainasi.

Përmes një njoftimi, Joshua u kërkoi falje tifozëve dhe i dëshiroi sukses Usykut:


Joshuas i doli punë edhe me tifozë - ekipi i tij e ndaloi nga një veprim i nxituar
Lexo po ashtu Joshuas i doli punë edhe me tifozë - ekipi i tij e ndaloi nga një veprim i nxituar

“I uroj Usykut sukses të vazhdueshëm në kërkimin tuaj për madhështi. Ju jeni një kampion klasi”.

“Dje më duhej të futesha mendërisht në një vend të errët për të konkurruar për rripat e kampionatit! Kam pasur dy zënka, një me Usykun dhe një me emocionet e mia dhe të dyja më kanë mposhtur”.

I dërmuar si fizikisht, ashtu edhe psikikisht nga humbja - Joshua me veprim të pashpjeguar hodhi dy rripat e Usyk në tokë
Lexo po ashtu I dërmuar si fizikisht, ashtu edhe psikikisht nga humbja - Joshua me veprim të pashpjeguar hodhi dy rripat e Usyk në tokë

“Unë do të jem i pari që do ta pranoj, e zhgënjej veten time. Kam vepruar nga pasioni dhe emocioni i pastër dhe kur nuk kontrollohet nuk është mirë”.

“E dua shumë këtë sport dhe do të jem më mirë që nga ky moment”. /Telegrafi/