Jorginho, lojtar më i mirë i vitit nga UEFA

UEFA ka zgjedhur më të mirët e vitit për sezonin 2020/21, ku më i miri është zgjedhur mesfushori i Chelseat, Jorginho.
Mesfushori italian ishte në garë për çmimin me dy yje të tjerë si N'Golo Kante po ashtu nga Chelsea dhe Kevin De Bruyne i Manchester Cityt.
Të tre yjet kishin qenë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve.
Jorginho kishte një sezon shumë të mirë, duke fituar Ligën e Kampionëve, ku në finale mposhti Manchester Cityn (1-0).
Italiani po ashtu ishte prej më të mirëve edhe në Kampionatin Evropian, ku me Italinë u shpall kampion.
Jorginho llogaritet si një nga mesfushorët më të mirë në botë aktualisht. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































