Jordi Alba dhe Ansu Fati i kthehen Barcelonës nga lëndimet

Ansu Fati dhe Jordi Alba janë kthyer në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e të dielës mbrëma ndaj Sevillas në Camp Nou.
Barcelona ka vuajtur shumë nga mungesat e mëdha shkaku i lëndimeve, ku njëri nga ta ishte Lionel Messi, i cili u rikthye në mesjavë ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Sot (e shtunë) Barcelona ka konfirmuar edhe dy rikthime shumë të mëdha në skuadër për ndeshjen e nesërme në Camp Nou ndaj Sevillas.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Jordi Alba dhe talentin e madh, Ansu Fati, të cilët janë pjesë e listës së Ernesto Valverdes.
Valverde ka shpresë se dyshja do të jenë në gjendje të paraqitjen, veçanërisht Alba, duke pasur parasysh që mbrojtësi tjetër Junior Firpo është jashtë lënduar.
Portier: Marc-Andre ter Stegen, Neto;
Mbrojtës: Nelson Semedo, Gerard Pique, Jean-Clair Todibo, Ronald Araujo, Jordi Alba, Sergi Roberto;Mesfushorë: Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Arthur Melo, Jong, Arturo Vidal Sulmues: Luis Suarez, Lionel Messi, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann, Carles Perez, Ansu Fati /Telegrafi/























































