“Le ta themi atë këtu dhe troç. Kam frikë nga gruaja ime”, ka thënë Jon i pyetur për sekretin e martesës së suksesshme.

Jon, i cili do të festojë 20-vjetorin e martesës në javën e ardhshme, thotë se ai është më i lumtur se kurrë me gruan dhe dyshja bëjnë çdo përpjekje për të qëndruar jashtë vëmendjes së publikut.

“Ajo është investimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë. Besomëni ajo është më e mira. Jam shumë i lumtur”, ka shtuar rokeri.

Jon u martua në mënyrë sekrete me të dashurën e tij nga shkolla e mesme, Dorothea, më 29 prill të vitit 1989 në Las Vegas. Dyshja kanë katër fëmijë së bashku.