LAJMI I FUNDIT:

Jolevski: Maqedonia dhe Turqia janë shembull për bashkëpunim në rajon

Jolevski: Maqedonia dhe Turqia janë shembull për bashkëpunim në rajon

Komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjenerali Salih Zeki Çolak, i cili gjendet në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë, sot realizoi takim me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe me shefin e shtatmadhorisë së ARM, gjenerallejtënantin Metodija Veliçkovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e sotëm u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm midis forcave tokësore, mundësinë për trajnim dhe edukim të personelit civil dhe ushtarak, si dhe për gjendjen me emigrantët dhe krizën e cila e ka kapluar Lindjen e afërt, njofton MB.

– Republika e Maqedonisë dhe Republika e Turqisë kanë nivel të lartë të bashkëpunimit në mbrojtje, i cili duhet të paraqet shembull se si duhet të bashkëpunohet në të gjitha sferat, por edhe si duhet të zhvillohen marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe më gjerë, theksoi ministri Jolevski.


Siç thuhet në njoftim, Jolevski e konfirmoi bashkëpunimin e nivelit të lartë dhe shprehu kënaqësi për kontaktet intensive me përfaqësuesit zyrtar turk, që paraqet pasqyrim të partneritetit strategjik midis Maqedonisë dhe Turqisë. Jolevski ka shprehur falënderim për përkrahjen e pa rezervë të Republikës së Turqisë në sferën e mbrojtjes e sidomos në procesin e integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.

Gjenerali Çolak, siç bëhet e ditur në njoftim, ka theksuar se Turqia gjithnjë do ta përkrah Maqedoninë në realizimin e qëllimeve të saja strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE. Ai ka theksuar se dëshira e tyre është që Maqedonia të shndërrohet në vend të fuqishëm të hapësirës ballkanike. Ai po ashtu ka informuar që gjatë takimit me gjeneralin Veliçkovski është diskutuar për marrëdhëniet e mira midis dy armatave dhe për zhvillimin e tyre të mëtejmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori