LAJMI I FUNDIT:

Jolevski – Carpenter: Rajoni luan rol kyç në stabilitetin evropian

Jolevski – Carpenter: Rajoni luan rol kyç në stabilitetin evropian

Ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski ka realizuar një takim me Michael Carpenter, zv.ndihmësin e sekretarit të mbrojtjes në Pentagon, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim, Jolevski ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, si edhe mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim, që është mjaft e rëndësishme.

Siç bën të ditur kabineti i tij, Jolevski ka kërkuar mbështetje amerikane edhe në sferën e investimeve afariste, në aspektin e mbrojtjes në Maqedoni.


Bashkëbiseduesit mendojnë se rajoni luan rol kyç në stabilitetin evropian, por edhe në rritjen e përqëndrimit amerikan dhe mbështetjes në rajon./Telegrafi/