LAJMI I FUNDIT:

Johnson i premton Zelenskyt: Liderët botërorë do të rrisin presionin ndaj Putinit

Johnson i premton Zelenskyt: Liderët botërorë do të rrisin presionin ndaj Putinit

Boris Johnson i ka thënë presidentit të Ukrainës se po planifikon që gjatë takimeve të ditës së nesërme me liderët botërorë t’iu bëjë thirrje të shtojnë presionin ndaj regjimit të Vladimir Putinit.

Johnson i dha garanci Volodymyr Zelenskyt se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, raporton skynews.

“Presidenti Zelensky përditësoi zhvillimet e fundit në terren dhe kryeministri përsëriti admirimin e tij për trimërinë e forcave të armatosura ukrainase dhe suksesin e tyre në zmbrapsjen e sulmit të Rusisë”, tha një zëdhënës qeverisë britanike.


Ai tha se bombardimi i zonave civile, duke përfshirë rrethimin e Mariupolit, është i pandërgjegjshëm dhe kërkon një përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar.

“Kryeministri vendosi synimin e tij për të përdorur takimet e nesërme të G7 dhe NATO-s për të rritur presionin mbi regjimin e Vladimir Putinit dhe rrit ndjeshëm ndihmat me armatim për Ukrainën”, tha ai.

Ai shtoi se të dy liderët kishin rënë dakord të qëndronin në kontakt të ngushtë në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori