LAJMI I FUNDIT:

Johnson dhe Zelensky diskutojnë në telefon për dy shtetasit britanikë, që u kapën nga rusët në Ukrainë

Johnson dhe Zelensky diskutojnë në telefon për dy shtetasit britanikë, që u kapën nga rusët në Ukrainë

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një bisedë telefonike sot, ku diskutuan për qytetarët britanikë që janë zënë nga rusët në Ukrainë.

Gjatë kësaj bisede, kryeministri britanik foli në detaje për dy britanikët që u kapën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Aiden Aslin, 28-vjeç dhe Shaun Pinner, 48, që u zunë nga forcat ruse derisa po luftonin përkrah ukrainasve.


Ata janë dënuar me vdekje nga separatistët pro-rusë, pavarësisht që Aslin ka apeluar vendimin.

Turqia po mban dhe po heton anijen ruse që dyshohet se po transporton grurin e vjedhur ukrainas
Lexo po ashtu Turqia po mban dhe po heton anijen ruse që dyshohet se po transporton grurin e vjedhur ukrainas

Në anën tjetër nga Londra kanë bërë të ditur se kjo çështje është diskutuar sot, duke mos dhënë informacione më të hollësishme.

Dy liderët diskutuan është për gjendjen aktuale në Ukrainë, dhe pajisjet ushtarake britanike që do të dërgohen javëve të ardhshme në Ukrainë.

Britania është një prej shteteve që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh për ta ndihmuar popullin ukrainas – duke u dërguar armë të ndryshme për t’u mbrojtur nga agresioni rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori