LAJMI I FUNDIT:

Johnson akuzon presidentin francez,  thotë se emigrantët ishin hakmarrja e Macron për Brexit-in

Johnson akuzon presidentin francez,  thotë se emigrantët ishin hakmarrja e Macron për Brexit-in

Boris Johnson pretendon se Emannuel Macron kishte “nxitur” krizën e anijeve të vogla me emigrantë për të ndëshkuar Britaninë e Madhe për Brexit-in.

Duke shkruar në kujtimet e tij, që do të botohen muajin e ardhshëm, ish-kryeministri britanik akuzoi presidentin francez se ishte një “telash pozitiv” gjatë negociatave për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Por ai tha se iu hakmor duke bindur Australinë të mos blinte nëndetëse nga francezët, transmeton Telegrafi.


Në librin e tij, “Unleashed”, Johnson gjithashtu pretendon se Daivd Cameron e kërcënoi se do ta “fundos atë përgjithmonë” nëse ai mbështeste largimin në referendumin e 2016.

Ish-kryeministri pretendoi gjithashtu se Lord Hammond propozoi përpjekjen për të rrëzuar baroneshën May pas katastrofës së zgjedhjeve të 2017.

“Edhe pse Macron ishte personalisht simpatik, dhe megjithëse shpesh binim dakord për çështje të rëndësishme, ai me të vërtetë donte ta thoshte këtë kur tha se Britania e Brexit duhet të ndëshkohet”, ka shkruar Johnson.

“Për disa çështje kam frikë se prandaj dyshova se ai ishte një shqetësim pozitiv. Merrni ‘varkat e vogla’ që kalojnë Kanalin për në Britani nga plazhet e Francës, duke rrezikuar jetën e dhjetëra mijëra emigrantëve. Më dukej të paktën e mundur që ai po e nxiste problemin, sipas stilit të Bjellorusisë, dhe po i lejonte emigrantët në numër të mjaftueshëm për të çmendur opinionin britanik dhe për të minuar një nga faktet më të rëndësishme të Brexit – që kishim rimarrë kontrollin e kufijve tanë”, shtoi ish-kryeministri britanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Evropa
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Kalo në kategori