LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp nuk arrin t’i paguajë kreditë

Johnny Depp nuk arrin t’i paguajë kreditë
SANTA BARBARA, CA - FEBRUARY 04: Johnny Depp arrives at the Maltin Modern Master event during The 31st Santa Barbara International Film Festival held at Arlington Theatre on February 4, 2016 in Santa Barbara, California. (Photo by Michael Tran/FilmMagic)

Është i njohur për ekzagjerimet dhe shpenzimet e larta, por mesa duket stili i jetesës që Johnny Depp ka ndjekur në 20 vitet e fundit po e çon drejt rrënimit.

Ylli hollivudian, sipas mediave amerikane, ndodhet në vështirësi ekonomike dhe rrezikon të përfundojë i mbytur në borxhe.

Lajmin për gjendjen e rëndë të financave të aktorit 54-vjeçar e bën të ditur Management Group, shoqata që për 17 vjet, deri në 2016, ka menaxhuar financat e tij. Mes kreditorëve është edhe vetë agjencia në fjalë, që i ka huazuar aktorit 4.2 milionë dollarë në vitet e fundit.


Pasi kërkoi dhe nuk siguroi dot kthimin e borxhit, kompania ka vendosur të padisë ish-klientin e saj për të marrë shumën që ai i detyrohet.

Protagonisti i sagës “Piratët e Karaibeve” duket se nuk e ka pritur mirë këtë veprim dhe 13 janarin e kaluar paraqiti vetë një aksion kundër Management Group, duke kërkuar një rimbursim prej 25 milionë dollarë. Depp e akuzon kompaninë se ka keqmenaxhuar paratë e tij, duke e çuar në buzë të humnerës.

“Për 17 vjet, grupi i menaxhimit ka bërë të pamundurën për të mbrojtur aktorin nga vetvetja”, ka sqaruar Michael Kump, avokat i Management Group.

Kur banka i kërkoi Depp rimbursimin e një huaje të vjetër prej disa milionë dollarë dhe aktori nuk kishte gjendje, vijon avokati, ishte MG që e pajisi me financa për t’i shmangur një fund poshtërues. “Tani, ai na kërkon 25 milionë dollarë vetëm për të mos na kthyer borxhin”, shton përfaqësuesi ligjor.

Në trend Magazina

Më shumë
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Magazina
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Magazina
“Ke rrahur një femër” - debat i ashpër mes Gertit dhe Laertit, ky i fundit humb qetësinë dhe 'shpërthen' në lot

“Ke rrahur një femër” - debat i ashpër mes Gertit dhe Laertit, ky i fundit humb qetësinë dhe 'shpërthen' në lot

Magazina
Hakohet faqja zyrtare me mbi 22 milionë fansa e Lojërave Olimpike dhe publikohet fotografia e Gjestit?!

Hakohet faqja zyrtare me mbi 22 milionë fansa e Lojërave Olimpike dhe publikohet fotografia e Gjestit?!

Magazina
Kalo në kategori