Aktori me famë botërore, Johnny Depp, ka ardhur këto ditë në Malin e Zi për xhirimet e filmit të tij më të ri "Minimata".

Mediat malazeze kanë shkruar se gjatë xhirimeve ka ndodhur një incident i vogël, si rrjedhojë i të cilit aktori ka pasuar disa lëndime.


Ai më pas është dërguar në spitalin më të afërt, ku ka marrë trajtimin e duhur mjekësor.

johny1

Pas zbarkimit në shtetin malazez, Johnny është akomoduar në një nga hotelet më luksoze të Tivatit, dhe i gjithë kompleksi ku po qëndron është rrethuar nga sigurimi i aktorit.

Ndërkohë edhe për ushqimin e tij, po kujdesit kuzhinieri personal i aktorit.

“Depp ka menynë e vet dhe për nevojat e tij ka ardhur një anije speciale”, ka cituar një nga burimet e afërta me aktorin. /Telegrafi/

johny2