LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp i bashkohet TikTokut pasi fitoi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard

Johnny Depp i bashkohet TikTokut pasi fitoi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard

Johnny Depp ka hapur një llogari në TikTok pas fitores së tij të fundit ligjore ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Aktori, 58 vjeç, kishte mbledhur më shumë se 1.6 milion ndjekës që nga mbrëmja e së hënës. Depp nuk kishte ndjekur askënd tjetër ose nuk kishte pëlqyer ndonjë postim në llogari.

Depp hapi llogarinë disa ditë pasi një juri e Virginias i dha atij më shumë se 10 milionë dollarë në padinë për shpifje kundër Heard, 36 vjeçare, të mërkurën, për një opinion të vitit 2018 që ajo shkroi për The Washington Post.


Johnny Depp (Foto: Getty Images)

Në artikull aktorja e quajti veten një ‘figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje’, por nuk përmendi emrin e aktorit.

Depp të mërkurën postoi një deklaratë në llogaritë e tij të verifikuara në Facebook dhe Instagram ku shkruhej: “Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e atyre që kam më afër, dhe gjithashtu, jeta e njerëzve që për shumë, shumë vite kanë mbështetur dhe besuar në mua kanë ndryshuar përgjithmonë”.

Depp kishte marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim, dhe në anën tjetër Heard mori dy milionë dollarë si dëmshpërblim.

Foto: TikTok

Gjatë gjyqit të tyre gjashtë-javor, ish-çifti kanë dhënë deklarata të ndryshme e kanë bërë rrëfime tronditëse.

Nga ana tjetër, aktorja amerikane u shpreh e zhgënjyer pas vendimit të jurisë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Magazina
Kalo në kategori