Mesfushori i Interit, Joao Mario, ka folur pas fitores ndaj Hungarisë për aventurën e tij te klubi italian.

Portugezi ka thënë se në fillim ishte e vështirë aventura në Serie A, por tani është akomoduar.


“Sezoni i parë me Interin? Ka shkuar mirë, është normale që viti i parë të jetë i vështirë”.

“Interi është klub i madh dhe më ka dhënë shumë përkrahje, e gjitha kjo që përmirësohem si lojtar”.

“Të luaj për Përfaqësuesen e Portugalisë është nder”, ka thënë Mario. /Telegrafi/

telegrafi sport app