Dy nga lojtarët më të njohur të futbollit spanjoll, do të jenë kundër njëri-tjetrit, të shtunën, ku Joao Felix i Atletico Madridit do të ketë përballë Antoine Griezmann e Barcelonës.

Karriera e të dy lojtarëve ka shumë ngjashmëri. Joao Felix duket se po ndjek hapat e Griezmann në Atletico pasi e kishin sjellë atë ta zëvendësonte në verën e 2019.


Reprezentuesi portugez, i cili trashëgoi numrin 7 të francezit në Wanda Metropolitano, kaloi një sezon të parë të vështirë me Los Rojiblancos por tani po e gjen vetën.

Të shtunën, paraardhësi dhe pretenduesi përballen në një ndeshje që pritet të jetë e bukur.

Joao, pa partner

Joao Felix hyn në ndeshjen e së shtunës si kërcënimi kryesor i sulmit të Atleticos. Ai ka shënuar pesë herë për ekipin e Diego Simeone në La Liga Santander këtë edicion - plus dy herë në Ligën e Kampionëve - që është rezultati i njëjtë me Luis Suarez .

Sidoqoftë, Suarez nuk do të jetë në dispozicion për tu përballur me ish-klubin e tij pas ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

joao felix

Joao kundër Barcelonës tashmë ka fituar një ndeshje, ka barazuar një dhe ka humbur në tre përballje.

Ai filloi të tre ndeshjet - dy në LaLiga Santander dhe një në Superkupën e Spanjës - por nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Këtë sezon, është ndryshe, pasi ai është i shkëlqyeshëm për t’u parë dhe efektiv .

Griezmann, në kërkim të më shumë golave

Sulmuesi do të kthehet në shtëpi kur të vizitojë Wanda Metropolitano të shtunën.

Ai fitoi tre trofe nën drejtimin e Diego Simeone dhe ishte një pjesë integrale e secilit prej sukseseve të ekipit.

Jeta në Barcelona ka qenë e mbushur me rënie dhe ngritje për Griezmann deri më tani dhe, pas një sezoni të parë jokonsistent me ngjyrat Blaugrana, ai kishte një fillim të vështirë këtë edicion.

barcelona boss koeman warns griezmann over position row coach is in charge

Sidoqoftë, forma e tij është rritur javët e fundit dhe ai do të kërkojë të shënojë.

Mbetet të shihet se ku do të luajë Griezmann në formacionin e Barcelonës të shtunën.

Ai filloi të luante në krahun e djathtë nën drejtimin e Ronald Koeman, por pasi kjo nuk funksionoi dhe lojtari kërkoi një rol më qendror, ai ka dal më afër portës.

griezmann

Ish njeriu i Atletico ka shënuar në dy ndeshjet e tij të fundit në La Liga, kundër Real Betis dhe Alaves, për të treguar se pozita e re është e duhura. /Telegrafi/

telegrafi sport app