Drejtori sporti i ri te Barcelona, Deco po fokusohet te objektivi i parë që është Joao Cancelo, pasi duhet përforcuar krahun e djathtë.

Xavi kishte kërkuar një mbrojtës të djathtë që luan natyrshëm, pasi në ato pozita kishte emra si Ronald Araujo, Jules Kounde dhe Sergi Roberto, lojtarë që janë përshtatur në atë pozicion.

Jorge Mendes, agjenti i  Joao Cancelos, ka marrëdhënie të mirë me Decon. Nga ana e lojtarit dhe përfaqësuesit, në parim nuk ka asnjë problem dhe Barcelonën e shohin si destinacion të duhur.

Cancelo 1 e1691565528292

Barcelona po përpiqet të marrë Joao Cancelo në huazim nga Manchester City me një opsion blerjeje jo të detyrueshme, por qyetarët duan ta shesin nga 35 deri në 40 milionë.

Largimi i Sergino Dest dhe Clement Lenglet mund t'ia lehtësojë punët Barcelonës.


Nëse Cancelo i bashkohet Barcelonës, këta janë katër numrat e fanellave që Barca mund t'i ofrohen atij.

Numri 2 - Barcelona mund t'i dorëzojë Cancelo këtë fanellë nëse Sergino Dest largohet nga klubi.

Screenshot 27

Numri 14 - Kjo fanellë ka mbetur e lirë që kur Memphis Depay u largua nga klubi vitin e kaluar.

Screenshot 26 1

Numri 19 - Largimi i Franck Kessie e bën këtë fanellë të disponueshme.

Screenshot 25

Numri 25 – Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang e veshi këtë fanellë në një moment të karrierës së tij në Barça.

Screenshot 24 1


Barcelona nuk mund t'i ofrojë Cancelos fanellën me numrin 27 që ai pëlqen të veshë për shkak të rregullave të La Liga-s që i pengojnë lojtarët e vjetër të veshin numrat e fanellave jashtë 1 deri 25. /Telegrafi/

telegrafi sport app