LAJMI I FUNDIT:

Joan Mir kampion bote në Moto GP

Joan Mir kampion bote në Moto GP
(Foto: Instagram/joanmir36official)

Joan Mir fiton titullin e tij të parë në karrierë në Moto GP. Vendi i shtatë në Çmimin e Madh të Komunitetit Valencian i mjaftoi 23-vjeçarit spanjoll për të festuar fitimin e titullit kampion në klasin mbretëror, një titull në kohë pandemie me pilotin e Suzukit që u favorizua gjatë këtij sezoni edhe nga dëmtimi i Marc Marquez që në garën e parë dhe tërheqja e tij nga të gjitha ndalesat e tjera të këtij edicioni.

Në garën e Valencias, Mir për të festuar matematikisht titullin u ndihmua edhe nga vendi i katërt i shokut të tij të skuadrës, Alex Rins dhe nga rrëzimi që në fillim i francezit Fabio Quartararo.

Një garë para fundit të sezonit spanjolli i Suzukit u shpall matematikisht kampion i Moto GP – transmeton SuperSport.


(Foto: Instagram/joanmir36official)

Për sa i përket garës së Valencias, në cirkuitin e Tormos triumfoi një super Franco Morbidelli i ndjekur nga Miller dhe Pol Espargaro.

Vetëm i 12-ti Valentino Rossi, ndërkohë që disi më mirë Andrea Dovizioso që u rendit i teti.

(Foto: Instagram/joanmir36official)

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori