Site icon Telegrafi

Jo vetëm që u largua, por Valverde mori me vete edhe një rekord negativ – i pari trajner që shkarkohet nga Barcelona pas 17 vitesh

Ernesto Valverde u shkarkua mbrëmë nga Barcelona shkaku i rezultateve të dobëta, duke u zëvendësuar nga Quique Setien.

Trajneri spanjoll prej kohësh ishte lidhur me një largim nga skuadra katalunase dhe mbrëmë u realizua një gjë.

Valverde nuk arriti të kishte sukses te Blaugranasit edhe pse bëri 20 transferime për vetëm dy vite e gjysmë.

Barcelona nuk njihet shumë si skuadër që shkarkon trajner, por që në rastin e spanjollit ishin të detyruar.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ernesto Valverde largohet, Quique Setién trajner i ri i Barcelonës

Trajneri i fundit që u shkarkua nga katalunasit ishte Louis van Gaal, i cili e humbi postin e strategut në Camp Nou më 26 janar 2003.

Që nga atëherë, asnjë trajner nuk ishte shkarkuar dhe të gjithë ishin larguar në përfundim të kontratës së tyre, apo me marrëveshje për shkëputje të kontratës. /Telegrafi/

Exit mobile version