LAJMI I FUNDIT:

“Jo, jo president shumica ishin dhuratë”, Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës

“Jo, jo president shumica ishin dhuratë”, Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës

Ashtu siç bëri të martën presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një takimi me homologun amerikan, Donald Trump, kryeministri britanik, Keir Starmer, ia ndërpreu fjalën presidentit të SHBA-së gjatë një konference për shtyp në Uashington.

Ky moment tensioni shkaktoi një përplasje të drejtpërdrejtë mes dy udhëheqësve, pasi lideri amerikan po thoshte se paratë që Evropa ia ka dërguar Ukrainës janë në formë huash, duke ngjallur polemika për natyrën e ndihmave të dhëna për vendin e sulmuar nga Rusia.

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit
Lexo po ashtu Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Ky incident pasoi një ditë pas takimit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë mes Macronit dhe Trumpit, ku presidenti francez e kishte korrigjuar po ashtu Trumpin, duke theksuar se shumica e fondeve të dërguara nga Evropa për Ukrainën janë dhuruar dhe jo hua, siç pohonte Trump.


Macron kishte përdorur fjalë të kujdesshme për të theksuar rëndësinë e mbështetjes financiare për Ukrainën, e cila ishte vendosur të ofrohet si një shenjë solidariteti dhe jo si një angazhim i përkohshëm që kërkonte kthimin e parave.

Starmer, i cili ka theksuar shpesh mbështetje për Ukrainën dhe solidaritetin me vendet perëndimore, deklaroi shkurt dhe me një ton të prerë se “në fakt, kryesisht ato janë dhuruar”.

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan
Lexo po ashtu Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Reagimi i britanikut pasqyron qëndrimin e Britanisë së Madhe dhe të udhëheqësve të tjerë perëndimorë, të cilët theksojnë se ndihmat për Ukrainën kanë pasur natyrë ndihmëse dhe jo të një huaje.

Ky moment i ndodhur në një intervistë televizive bëri që tensionet rreth mënyrës së financimit të ndihmave të bëheshin edhe më të dukshme, duke ngjallur debat në shtyp dhe në qarqet diplomatike, për mënyrën se si politikat ndërkombëtare për ndihmën ndaj Ukrainës po interpretohen dhe komunikohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Botë
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje:

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: "Siguria nuk ka çmim"

Botë
Për herë të parë, Musk ftohet nga drejtori i CIA-s për një takim

Për herë të parë, Musk ftohet nga drejtori i CIA-s për një takim

Amerika
Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Botë
Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Kalo në kategori