LAJMI I FUNDIT:

Jeton Beqiri referon edhe në Rio 2016

Jeton Beqiri referon edhe në Rio 2016

Sot (e hënë) gjyqtari ndërkombëtarë Jeton Beqiri, do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e meshkujve në ping pong mes Gjermanisë dhe Japonis.

Gjyqtari nga Kosova nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar publikun me orarin e takimi, duke i ftuar që ta ndjekin atë.

“Të nderuar miq e sportistë, nesër me 15 gusht nga ora 20:00 (ora lokale në Kosovë) do të ndajë drejtësinë në Rio 2016 në ndeshjen gjysmëfinale në mes të Gjermanisë dhe Japonisë dhe këtë ndeshje mund ta shikoni në kanalet sportive. Përshëndetje!”.


Beqiri ka referuar më herët edhe në Lojërat Evropiane në Baku dhe në Kampionatin Botëror në Tokio.

Kjo është një tjetër dëshmi se ai është një ndër gjyqtarët më të mirë botëror dhe është një nder dhe respekt për pingpongun e Kosovës dhe për sportin kosovar në përgjithësi. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10210758001932506&set=a.10203190773076514.1073741827.1423677401&type=3