Ai vdiq në shtëpinë e tij në fshatin Serebrajkovka, në republikën veriore të Kaukazit, në Dagestan. Siç transmeton “Russia Today”, Magomed Labazanov ka vdekur nga një sëmundje e papërcaktuar, meqë ai nuk kishte ngrënë asgjë për disa ditë.

Besohet se ai u lind më 1 maj 1890, në fshatin e Gadara në Dagestan, në kohën e Rusisë cariste.


Ky punëtor në mulli për jetëgjatësi i falënderohej po ashtu ushqimit të shëndetshëm të bazuar në perime, pemë dhe hudhër.

Dokumentet e tij datojnë nga vitet ’60 të shekullit të kaluar, meqë arkivat origjinale janë djegur gjatë viteve ’30.

Nëse të dhënat e arkivit të shtetit janë të sakta, Labazanov jetoi në tre shekuj dhe ishte bashkëkohës i Revolucionit të Tetorit (1917), luftës civile (deri në 1921), shfaqjes dhe shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, si dhe të dy luftërave botërore.

Ai jetoi dy mosha mesatare, meqë statistikat tregojnë se mosha mesatare e meshkujve në Rusi është 64,3 vjeçe.

Pas vetes ka lënë katër fëmijë, 18 nipa dhe 20 stërnipa.

Libri Guinness Ginis i Rekordeve thotë se jetën më të gjatë të dokumentuar e ka pasur Jeanne Calment (1875-1997), që ka jetuar 122 vjet dhe 164 ditë. /Telegrafi/