Gjatë disa viteve të fundit, Prishtina ka parë një nga rritjet më të mëdha në ndërtim kudo në Evropë. Dhjetëra mijëra apartamente janë duke u ndërtuar, mijëra tjera jane të ndërtuara dhe ndoshta nuk ka blerës të mjaftueshëm për këto apartamente.
Megjithatë, shumica e zhvillimeve të reja kanë qenë të përqendruara në qytet, që do të thotë se jeta e qytetit tani është e mbingarkuar, shumë e zhurmshme, më e ndotur se kurrë dhe në përgjithësi shumë më pak tërheqëse. Pra, për njerëzit që tani kërkojnë një stil jetese luksoze, qyteti i Prishtinës nuk mund të ofrojë më asgjë, përveç një kokëdhimbje të madhe.
Por vetëm 10 minuta jashtë qytetit është një pjesë e vogël që ngadalë po bëhet një nga vendet më tërheqëse dhe më të dëshirueshme për të jetuar në Prishtinë. Për ata që kërkojnë një shtëpi të re dhe një stil jetese luksoze në një zhvillim të ri, atëherë lagjja Bernica Park nga Chelsea Point është vendi ideal per ju. Bazuar në arkitekturën e përdorur në Kensington dhe Chelsea në Londër, këto shtëpi të stilit Regency janë absolutisht unike. Po aq i rëndësishëm është edhe lokacioni. Bernica është e rrethuar kryesisht nga toka komunale, që do të thotë se zona nuk mund të bëhet tepër e mbipopulluar dhe gjithmonë do të mbajë një ndjenjë luksoze. Por edhe më e rëndësishme është cilësia e mirë e ajrit ne Bernica Park, kur tani dihet që Prishtina është bërë një nga qytetet më të ndotura në Evropë.
Bernica Park është projektuar nga zhvilluesi britanik Alan Fox, i cili tashmë ka një reputacion të shkëlqyer për cilësinë dhe dizajnin. Arsyeja e tij për ndërtimin në Bernicë ishte pikërisht të njëjtat arsye që zhvilluesit në Londër ndërtonin në Chelsea dhe Kensington mbi 150 vjet më parë. Dy prej arsyjeve ishin se Londra ishte duke u mbipopulluar me njerëz dhe ajri në Kensington ishte i pastër dhe i shëndetshëm. Kensington është tani një nga vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar, dhe është plot me prona të bukura mbretërore.
Me një kombinim të shtëpive që variojnë nga 160 metra katrore deri në mbi 300 metra katrore, cilësia e ndërtuar e këtyre shtëpive është e jashtëzakonshme dhe çdo shtëpi është ndërtuar në të njëjtin standard të lartë. Çdo shtëpi përmban banjo luksoze, dysheme me parket, shkallë druri të përshtatura për cdo shtëpi, dollape të ngjyrosura me dorë të cilat përfshihen në çmim, doreza luksoze të derës dhe çelësa elektrik nga Londra. Me të vërtetë, lista është e pafundme. Ju gjithashtu mund ta ndryshoni interiorin sipas dëshires tuaj me porosi, kështu që ju mund të jetoni stilin e jetesës që dëshironi.
Ju do të keni edhe disa fqinjë fantastikë, duke përfshirë Rita Ora e cila ka blerë shtëpinë e saj për vete dhe familjen e saj 4 muaj më parë. Drejtori menaxhues Alan Fox tha “ata ishin një familje fantastike, dhe Rita ishte tepër e përkushtuar për mënyrën se si duhet të projektohet shtëpia e saj dhe kaloi mbi 2 orë duke më pyetur rreth dizajnit. Sinqerisht unë u trondita për sa shumë detaje ajo ishte e interesuar dhe sa dinte për ndërtimin ”
Së fundmi, për ata blerës që mund të jenë të durueshëm, pritni vetëm 5 vjet dhe do të gjeni veten duke jetuar në zonën më të shtrenjtë në tërë Kosovën.
Për më shumë informata ju lutem klikoni këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës