LAJMI I FUNDIT:

Jetë e lumtur në natyrë: Shtëpi me 23 metra katrorë e vendosur në zemër të një pylli

Jetë e lumtur në natyrë: Shtëpi me 23 metra katrorë e vendosur në zemër të një pylli

Shtëpitë e vogla janë bërë një trend jo vetëm kur bëhet fjalë për shtëpi vikendi, por edhe për një hapësirë ‘reale’ për të jetuar gjatë gjithë vitit

Gjithçka filloi me një histori të bukur dashurie. Pasi u takuan në internet, Lisa dhe Matt u dashuruan dhe kuptuan se atyre u pëlqen gjëra të ngjashme në jetë dhe duan të përjetojnë një aventurë larg betonit të qytetit, transmeton Telegrafi.

Ata filluan të jetonin së bashku dhe u bënë pjesë e lëvizjes Tiny House në Amerikë duke u vendosur në një vilë. Më vonë, udhëtimi i çoi në Australi ku ata filluan të ndërtonin shtëpinë e tyre të re në Blue Mountains, New South Wales.


Shtëpia në të cilën jetojnë Matt dhe Lisa është e vendosur në mes të një pylli dhe pemësh eukalipti, me pamje nga malet dhe ofron qetësi, paqe dhe një jetë të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Vëmendjen e tërheq jo vetëm zona e vogël e shtëpisë dhe forma e ngushtë e saj, por edhe dizajni i saj bashkëkohor – fasada e zezë, muret e mëdha prej xhami dhe një tarracë e bukur në parket druri, me një tendë moderne, të shtresuar që ngjason me velat.

Shtëpiza, megjithëse i ka vetëm 23 metra katrorë, ka gjithçka që ju nevojitet për të jetuar, në saje të dizajnit të mirë, kompakt dhe lartësisë që lejon galerinë ku ndodhen vendet e fjetjes – një për pronarët dhe tjetrën për mysafirët.

Ka ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike, banjë funksionale dhe kuzhinë si dhe të gjitha pajisjet e nevojshme si pjatalarësja dhe rrobalarësja, e bëjnë jetën në këtë vilë mjaft të këndshme gjatë gjithë vitit.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Lifestyle
Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Çfarë të vizitosh
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Kalo në kategori