Nga: Kolegjiumi i redaksisë i ditores California Post

Rrallëherë shprehja “mirë që ikën” ka dalë më lehtë nga goja.


Është kënaqësi të shohësh Administratën Trump të dëbojë shtetas të huaj që shijojnë lirinë e ShBA-së ndorkohë që bëjnë tifozeri për armiqtë e ShBA-së.

Në javët e fundit, The California Post ka raportuar gjerësisht për shtetas iranianë - kryesisht të afërm të përkëdhelur të elitave të regjimit në Teheran - që çojnë jetë luksi në Shtetet e Bashkuara.

Për amerikanët, kjo është poshtëruese.

Mund të jetë gjithashtu kërcënim për sigurinë kombëtare.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e kupton këtë dhe ka anuluar sistematikisht kartat e gjelbra të vizitorëve të huaj të lidhur me armiqtë e ShBA-së. Boll mirë.

- Lexo po ashtu: Familjet e anëtarëve të regjimit iranian që jetojnë në luks në ShBA

Departamenti i Shtetit njoftoi për më shumë dëbime (në pritje) të shtunën - pasi autoritetet arrestuan Seyed Eissa Hashemin, djalin e një propagandisteje të quajtur “Maria që ulërin” e njohur për retorikën e saj të ndyrë antiamerikane.

Kjo nënë zëdhënëse, Masoumeh Ebtekar, ishte mbështetëse e paturpshme e militantëve që rrëmbyen 52 amerikanë nga Ambasada e ShBA-së në Teheran në vitin 1979 dhe i mbajtën peng për 444 ditë.

Dhe, tani, familja e saj jeton - në luks - në prehrin e të njëjtit “Djall të Madh” që ajo e përçmoi gjatë dhe zëshëm

Jo. Nuk duhet të jetë kështu.

Shtetasit e huaj që dënojnë Amerikën, promovojnë armiqtë e ShBA-së dhe bëjnë aleanca me ata që do të shkatërronin Perëndimin, nuk kanë pse të jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Prandaj, është mirë që Trumpi dhe të tijtë kanë anuluar kartat e gjelbra për të farefisin e kërcënuesve iranianë, duke përfshirë:

- Mbesën dhe stërmbesën e udhëheqësit të ndjerë të Forcës Kuds, Qassem Soleimani.

- Tre anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

- Vajza e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Sajonara, të gjithëve.

Merrni parasysh, për një moment, rastin e mbesës së Soleimanit.

Autoritetet federale e akuzuan Hamideh Soleimani Afsharin për përhapje të propagandës iraniane, për brohoritje ndaj sulmeve kundër forcave të ShBA-së, për lavdërim të Udhëheqësit të ri Suprem të Iranit dhe (sigurisht) për sharje të Amerikës si “Djalli i Madh” - të gjitha këto nga rehatia e Los Anxhelosit.

E habitshme, apo jo? Nëse vërtet besojnë se ShBA-ja është “Djalli i Madh”, atëherë pse të vendosen dhe të ndërtojnë jetën këtu?

Kjo hipokrizi nuk është risi, me një varg rastesh të tjera që shtrihen ndër vite. Por, mungesa e risisë nuk e bën sjelljen më pak të neveritshme.

Jeta luksoze e këtyre elitave në ShBA është gjithashtu një fyerje për iraniano-amerikanët dhe për popullin e Iranit që e urren një regjim mizor që i ka torturuar dhe shtypur për dekada.

Në dhjetor dhe janar, qeveria e Iranit vrau mijëra iranianë që kërkonin liri dhe ndryshim regjimi.

Shumë iraniano-amerikanë krenarë, përfshirë ata në “Teheranxholesit” në Los Anxhelosin Perëndimor, kanë të afërm që vazhdojnë të jetojnë në kushte brutale në Iran.

Ata që janë të lidhur me terroristët e regjimit iranian nuk kanë vend këtu. Lavdërime për Rubio që i ka dëbuar. /Telegrafi/