Bota e sportit humbi një nga legjendat më me emër të historisë, Kobe Bryant, trashëgimia e të cilit shtrihet edhe përtej fushën e basketbollit.
Ai gjithashtu ishte i njohur për botën e biznesit si një krijues i brendeve: investitor, trajner dhe themelues i shumë bizneseve. E megjithatë Bryant, 41 vjeç, vdiq së bashku me të bijën 13 vjeçare, një yll i ri në ngjitje, edhe ajo në basketboll si i ati, gjatë një aksidenti me helikopter në Kaliforni.
Por përtej sportit, Bryant e dalloi karrierën e tij edhe në botën e biznesit edhe para se të largohej nga NBA. Në vitin 2013, ai bashkë-themeloi firmën Bryant & Stibel së bashku me themeluesin e Web.com, Jeff Stibel. Në krijimin e kompanisë, Bryant ndoqi modelin e një sërë legjendash të tjera të sportit që kanë qenë në gjendje të shndërrojnë aftësitë në sukses edhe të biznesit.
Firma e Bryantit tani ka asete me vlerë prej më shumë se dy miliardë dollarë dhe investime në dhjetëra kompani teknologjike, media apo institucione kërkimore, përfshirë Dell dhe Alibaba.
“Sigurisht shoqëria duhet të ketë ndërmarrës të fuqishëm. Kjo është ajo ku njerëzit përqendrohen dhe frymëzohen, ndaj është e rëndësishme që ata t’i bëjnë bizneset e tyre të suksesshme dhe fitimprurëse, apo jo? Por është gjithashtu e rëndësishme që të jenë njerëz të mirë. Të shfrytëzojnë mundësitë, të kenë marrëdhënie të shkëlqyera me investitorët, klientët, punëtorët dhe këdo tjetër, për t’i ndihmuar ata të rriten dhe për t’i vendosur edhe ata në pozita ku mund të jenë të suksesshëm”, kishte thënë Bryant në një intervistë, përcjell Telegrafi.
Përveç biznesit në fjalë, Bryant fitoi miliona dollarë edhe në investimin e tij në pijen sportive Body Armor, e cila në vitin 2018 u rrit aq shumë sa konkurronte tashmë me Coca Cola.
Reputacioni i Bryant si një yll sporti dhe themelues markash të njohura ka qenë një nga çelësat e suksesit të portofolit të tij.
“Kur Kobe vendos vulën e tij të miratimit në diçka ose hyn në një partneritet me dikë tjetër, bota e sportit dhe të gjithë në të gjithë spektrin e industrisë sportive fillojnë të mbajnë shënime. Ai është aq i vlefshëm, sa ka një mënyrë që shumica, edhe me shumë përvojë, thjesht nuk e perceptojnë dot”, u shprehën themeluesit e markës Art of Sport, Brian Lee dhe Matthias Metternich.
Në vitin 2016, Bryant themeloi Granity Studios, një kompani mediatike që përqendrohet në transmetime rreth botës së sportit. Përmes kësaj kompanie, ylli i basketbollit prodhoi edhe një film të shkurtër të quajtur “Dear Basketball”, i cili fitoi Academy Award për filmin më të mirë të shkurtër të animuar në vitin 2018, përcjell Telegrafi.
Bryant, i njohur në basketboll si “Black Mamba”, filloi të ndërtojë markën e tij si mbështetës i Nike. Ai fillimisht nënshkroi një marrëveshje me Nike në 2003. Ai ishte një nga një grup elitar i lojtarëve të NBA që nënshkruan me markën atë vit, duke përfshirë LeBron James dhe Carmelo Anthony. Kjo ndihmoi kompaninë e këpucëve të forcojë pozicionin e saj në botën e basketbollit për dy dekadat e ardhshme pas daljes në pension të Michael Jordan në 2003.
Partneriteti i Nike me Bryant dhe Los Angeles Boys and Girls Club u vulos në vitin 2017 me nisjen e një kampionati basketbolli të të rinjve, të quajtur “Mamba League”, për t’i dhënë qindra fëmijëve qasje falas në këtë sport. Më vonë, Bryant krijoi pastaj akademinë e sporteve “Mamba”, për të ofruar trajnime dhe para së gjithash një stil jetese në të gjitha nivelet.
“Ne jemi të shkatërruar nga lajmi tragjik dhe shprehim dhimbjen tonë më të thellë për të afërmit e tij, veçanërisht familjen dhe miqtë. Ai ishte një nga sportistët më të mëdhenj të brezit të tij dhe ka pasur një ndikim të paçmuar në botën e sportit dhe komunitetin e basketbollit. Ai ishte një anëtar i dashur i familjes Nike dhe do të na mungojë pafund. Mamba përgjithmonë”, tha Nike në një deklaratë pas vdekjes së tij.
Bryant gjithashtu u përfshi edhe në përpjekjet e NBA për të zgjeruar audiencën e saj përtej Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Kinë. Në vitin 2015, ai ka punuar me Alibaba Group për të nxjerrë në treg dokumentarin e yllit të basketbollit “Kobe Bryant’s Muse” përmes TV Tmall Magic Box.
Bryant gjithashtu kishte nënshkruar marrëveshje me një numër të brendeve të tjera përgjatë karrierës së tij, duke përfshirë McDonald’s, Sprite, Nintendo dhe Turkish Airlines. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit