Dokumentari “Estetika me Krenarin” do të sjellë këtë fundjavë episodin e nëntë, njëherësh të fundit të këtij sezoni.

Ilire Gërxhaliu nga Prishtina është protagonistja e radhës, e cila për shqetësim ka pasur shfaqjen e rrudhave në fytyrë.


Ilirja e cila ka për hobi vallëzimin, nuk ndjehej mirë me shenjat e pleqërisë që “trokitën” më herët se sa duhet në fytyrën e saj.

ilire4

Çfarë kombinime do të bëhen dhe çfarë rezultate do të arrihen tek Ilirja? – Mund ta shihni në dokumentarin e së dielës, në RTV Dukagjini me fillim nga ora 15:00.

Jeta për protagonisten e episodit të nëntë të “Estetika me Krenarin” është një skenë vallëzimi dhe kështu është quajtur edhe episodi i radhës.

“Estetika me Krenarin” këtë vikend do të përmbyll një sezon të suksesshëm ndryshimesh dhe transformimesh të protagonistëve që ia besuan brengat e tyre Ass. Msc. Krenar Dobroshit. /Telegrafi/