Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus është lënduar në takim ndaj Crystal Palace dhe ka lëshuar fushën gjatë pjesës së parë.

Ndeshja e fundit e vitit 2017 ishte e kobshme për talentin brazilian, Jesus.


Kjo pasi në takimin mes Crystal Palace dhe Manchester City, i cili është duke u zhvilluar në mesditës e së dielës ia ka sjell një lëndim që nuk po duket i lehtë.

Gabriel Jesus 3

Talenti brazilian ka zgjatur këmbët  gjatë një aksion dhe ka mbetur i lënduar në mes të fushës.

Lëndimi i tij nuk dukej fillimisht i lehtë, por pastaj u pa se braziliani e ka me gjithë mend dhe mund të lëvizte.

Gabriel Jesus 4

Me hyrjen e stafit mjekësor u konstatua lëndimi i tij dhe pastaj u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 22-të të ndeshjes.

Gabriel Jesus 2

Ky lëndim e bëri Jesusin që të largohet nga loja me lot në sy, pasi si duket dhimbjet ishin të mëdha.

Në vend të tij, Pep Guardiola inkuadroi argjentinasin, Kun Aguero. /Telegrafi/  

Jesus

telegrafi sport app