LAJMI I FUNDIT:

Jepet lamtumira e fundit për Prince

Jepet lamtumira e fundit për Prince

Trupi i artistit amerikan, Prince, është djegur në një ceremoni të vogël e private në Minneapolis të SHBA-ve.

Ceremoni përkujtimore private është ndjekur nga familjarët dhe miqtë e ngushtë të kantautorit, në Paisley Park, e cila ishte shtëpia e muzikantit për disa dekada.

Artisti u gjet i pavetëdijshëm në një ashensor të shtëpisë së tij më 21 prill dhe u shpall i vdekur disa orë më vonë.


Vdekja e Prince mbetet ende e panjohur dhe rezultatet e autopsisë do të marrin kohë të paktën katër javë. Megjithatë, është raportuar se nuk është fjala për vetëvrasje.

prince1