Në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit, Liridone Ademaj - Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitësit në Prishtinë.

Në varrim kanë marrë pjesë familjarët e të ndjerës dhe një numër i madh i qytetarëve, transmeton Telegrafi.


Policia e Kosovës kishte konfirmuar se më 29 nëntor, rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një grua ka mbetur e vrarë.

Prokuroria vazhdon hetimet lidhur me rastin. /Telegrafi/