LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje zhigolo i parë amerikan

Jep dorëheqje zhigolo i parë amerikan

Prostituta e parë legale mashkull në SHBA, vetëm pas dy muajsh hoqi dorë nga karriera e tij si zhigolo. Edhe pse tërhoqi vëmendjen e medieve, 25-vjeçari nuk i pati as 10 kliente brenda 60 ditësh.

Jim Davis, pronari i bordelit Shady Lady Ranch në Nevada, u tha mediave se ka shkëputur kontratën me “yllin” e tij, prostitutën e parë mashkull “me emrin artistik” Markus Destin.

“Tashmë kemi gjetur zëvendësimin”, ka thënë pronari, por ka shtuar se është e mundur që zhigolo në largim të kthehet sërish në punë.

Bashkëshortja e pronarit të bordelit, madem Bobbi Davis, thotë se largimi i Markusit ka qenë marrëveshje e dyanshme, ndërsa bordeli edhe më tutje do të punësojë meshkuj dhe do të shërbejë shërbime seksuale për femrat.


Markusin e zëvendësoi Y.Not, një mashkull 30 vjeçar nga Las Vegasi. /Telegrafi/