LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez publikon videoklipin e këngës “On My Way”, balada emocionale nga komedia e saj e ardhshme “Marry Me”

Jennifer Lopez publikon videoklipin e këngës “On My Way”, balada emocionale nga komedia e saj e ardhshme “Marry Me”

Jennifer Lopez dukej e mahnitëshme teksa publikoi videoklipin e këngës “On My Way”, balada emocionale nga komedia e saj e ardhshme romantike “Marry Me”.

52-vjeçarja, hyri në Instagram për të treguar për publikimin e videos, duke thënë se ishte ‘shumë e lumtur’ që fansat e saj e mirëpriten këngën.

“Videoja zyrtare e “On My Way” del tani! Jam shumë e lumtur që të gjithë e pëlqeni këngën dhe shpresoj që videoja t’ju pëlqejë njëlloj si mua”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimi para lansimit të videos.


Në videon e drejtuar nga Santiago Salviche, Jennifer shfaqet dalëngadalë nga errësira e veshur me një kostum të zi nga “Versace”.

Duket e relaksuar dhe soditëse, JLo ulet në një karrige dhe shikon lart, ashtu si një grup i madh orkestral shfaqet në sfond dhe notat e para të pianos fillojnë të luajnë, shkruan DailyMail.

Më pas, JLo mund të shihet me disa kostume tjera, siç ishte një fustan të Iris Van Harpen, dhe Balmain.

Të magjepsur nga paraqitja e saj e radhës kanë mbetur fansat e saj, të cilët dhanë komente pozitive për projektin e ri të yllit të muzikës.

Dy ditë më parë, Lopez shpjegoi se si ‘ kënga do të thotë kaq shumë për mua…në më shumë mënyra se sa do të dini ndonjëherë, dhe se ‘ka të bëjë me besimin në çdo hap të udhëtimit tuaj”.

Ajo performoi “On My Way” live për herë të parë gjatë performancës së saj në koncertin Global Citizen Live në New York më 26 shtator 2021 dhe përsëri për American Music Awards 2021 në Teatrin Microsoft në Los Angeles më 21 nëntor.

Në “Marry Me”, Lopez luan Kat Valdez, një këngëtare që mëson se partneri i saj në film (Maluma) ka pasur një lidhje sekrete.

Ajo përgjigjet duke u martuar me një të huaj, Charlie Gilbert (Wilson), i cili po mbante një shenjë “Marry Me” rastësisht në koncertin e saj live.

Në komedi gjithashtu luajnë John Bradley, Sarah Silverman, Chloe Coleman, Michelle Buteau, Stephen Wallem dhe Jameela Jamil.

“Marry Me” , është planifikuar të dalë në Shtetet e Bashkuara më 11 shkurt 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Aktorja transgjinore e nominuar sivjet për

Aktorja transgjinore e nominuar sivjet për "Oscars" është vënë nën kritika për pikëpamjet mbi myslimanët

Magazina
Kalo në kategori