Jennifer Lopez nuk do të marrë pjesë këtë vit në Met Gala

Jennifer Lopez nuk do të marrë pjesë në Met Gala 2025 që mbahet të hënën në New York City.
Aktorja 55-vjeçare e filmit Unstoppable ka parakaluar në tapetin e kuq të këtij eventi glamuroz disa herë në të kaluarën.
Vitin e kaluar, ajo u veçua me një fustan të shkëlqyeshëm të artë nga Schiaparelli couture dhe e kompletoi pamjen me një varëse diamanti dhe bizhuteri nga Tiffany & Co.
Por këtë vit, themeluesja e JLo Beauty nuk do të jetë e pranishme në natën më të madhe të modës.
Sipas DailyMail.com, arsyeja është se Jennifer është e angazhuar me xhirimet e filmit të saj të ri Office Romance.
Ylli është duke e xhiruar këtë komedi romantike në zonën e New Jersey-t bashkë me aktorin Brett Goldstein, 44 vjeç, i njohur nga seriali Ted Lasso. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































