Jenniher Lopez është ndër këngëtaret që për vite me radhë ka qëndruar aktive në skenë.

51-vjeçarja për tërë këto kohë është përkujdesur për dukjet e saj, të cilat e tregonin edhe më të re.


Së fundmi, në një video të ndarë në rrjetin social Instagram, Jlo ka zgjedhur që të shfaqet pa makijazh.

36022982 8979597 image a 41 1606170028152

Me flokë të grumbulluara lart kokës dhe e veshur me një mantel të thjeshtë, bukuroshja brune ndau një mesazh të ëmbël për fansat e saj.

"U zgjova herët sot dhe po shikoja në rrjete sociale, teksa pashë që shumë prej jush keni shpërndarë performancën time në AMAs", është shprehur ajo.

36020586 8979597 image m 25 1606169445602

Ajo u shfaq me Maluma, duke interpretuar këngët e tyre "Pa Ti" dhe "Lonely" nga komedia e tyre e ardhshme "Marry Me".

Ndërkohë, Filmi i vitit 2021 do të shfaqë Lopez duke luajtur përballë Maluma dhe Owen Wilson. /Telegrafi/

36020574 8979597 image a 23 1606169435192