Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez së bashku me të fejuarin e saj, kanë blerë një rezidencë luksoze në Miami.

54-vjeçarja kanë zgjedhur vendin ku si komshinj do të kenë figura të njohur publike e miliarderë, shkruan Daily Mail.


Vlera e një shtëpie të tillë arrin deri në 40 milionë dollarë, e që posedon 10 dhoma gjumi, ndërsa 12 banja.

31942514 8627001 image a 10 1597397819617

Përballë rezidencës shihet pishina private e tyre, teksa anash duken edhe disa karrige për të pushuar.

Sikurse edhe në çdo vend të tillë kaq luksoz, enterieri i saj është i punuar me produkte të shtrenjta.

31942510 8627001 image a 11 1597397819619

Veçantia e saj ka të bëjë me ashensorin, i cili përdoret për të shkuar në 10 dhomat e gjumit dhe pjesëve të tjera argëtuese.

Në anën e jashtme të saj, rezidenca është e mbushur me të mbjella të ndryshme, të cilat ofrojnë një pamje të mrekullueshme.

31942512 8627001 image a 13 1597397819623

Shtëpia më parë kishte qenë në pronësi të Jill Eber, i cili e kishte quajtur ‘star of Star Island'. /Telegrafi/

31942504 8627001 image a 17 1597397819662