LAJMI I FUNDIT:

Jelekët mund të na sëmurin

Jelekët mund të na sëmurin

Jelekët? Përveçse një armë e fortë joshëse, janë edhe një veshje e domosdoshme,me një funksion shumë të rëndësishëm në shfaqjen e “linjave” femërore.

Në fakt, një grua që vesh një veshje të shtrenjtë, ndihet mirë dhe rehat, gjithashtu edhe e vlerësuar në aspektin estetik. Jelekët me mbushje e bëjnë gjoksin të duket më i madh. Me këtë pamje të jashtëzakonshme që përftojmë, çdo veshje do të duket bukur në trup. Rëndësia strategjike e këtij aksesori intim shumë të domosdoshëm është i dukshëm veçanërisht për zonjat me gjoks të madh, ose ato që frekuentojnë rregullisht palestrën. Në këtë rast, fakti që mund të besojnë te një palë jelekë të cilat “mbajnë” gjithçka “në vendin e duhur” dhe në të njëjtën kohë të përmirësojë siluetën, është një qëllim nga i cili nuk mund të heqësh dorë lehtësisht.

Çdo femër ëndërron të jetë e bukur, tërheqëse dhe seksi. Kur ecën në rrugë, kur punon në një zyrë, apo kur del me të dashurin. Për t‘u ndjerë e bukur duhet të ketë dhe jelekë të tilla. Një palë jelekë seksi i japin gjoksit formën perfekte. Pavarësisht dëshirës për të qenë sa më joshëse, janë të shumta femrat që i zgjedhin rastësisht jelekët, duke u bazuar vetëm te elementet estetike. Por ekspertët këshillojnë: një palë jelekë jo të rehatshme mund të dëmtojnë shëndetin, duke provokuar dhimbje shpine, por edhe probleme me tretjen e ushqimit,dhimbjen e kokës dhe alergjisë. Alarmi vjen nga shoqata britanike e kiropraktikëve, që tërheq vëmendjen për rëndësinë e jelekëve për të zgjedhur këtë veshje të rëndësishme në bazë të madhësisë së gjoksit. Ashtu siç thekson edhe “Indipendent”, shenjat që duhet të kenë në vëmendje femrat janë të thjeshta për t‘u njohur: jelekët nuk duhen mbajtur nëse pjesa ku mbërthehen ngrihet lart vazhdimisht, kur ndiejmë se shpatullat varen përpara, ose nëse gjoksi lëviz edhe kur jelekët janë të reja. Në këtë rast, ngushëllimi i vetëm është se kënaqësia është gjysma e dhembjes.


Sipas ekspertëve në Britaninë e Madhe (e njëjta gjë vlen dhe për të gjithë botën), gratë që mbajnë një palë jelekë të parehatshme janë 70 për qind. E keqja është se një palë jelekë të parehatshme, që mbahen për një periudhë të gjatë, shkaktojnë dëme serioze, sidomos për gratë me gjoks të madh. Nëse jelekët nuk janë të përshtatshme, pesha e dy gjinjve u ngarkohet shpatullave, me pasoja shkatërruese për shëndetin e shpinës, që me kalimin e viteve është e destinuar të përkeqësohet. Nëse jelekët nuk bëjnë punën e tyre, atëherë femra kompenson efektet e forcës së gravitetit, duke ndryshuar mënyrën e ndenjes së trupit, dhe ky fakt përveçse provokon dhimbjen e shpinës, mund të shkaktojë edhe dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen,madje dhe dhimbje stomaku. ”Jelekët kanë funksionin e një ure të fortë”, shpjegon drejtuesi i shoqatës britanike të kiropraktikës.

Si mund t‘i zgjedhim jelekët e duhur?
Fillimisht duhet t‘i kushtojmë rëndësi formës dhe përmasës së kupave, treguar në pjesën e brendshme ku mbërthen, nga A-ja deri te F-ja, sipas madhësisë së gjoksit. Kupa është e duhura vetëm nëse nuk e “pret” askund gjoksin: ky rregull vlen për të gjitha llojet e jelekëve, përfshi dhe ato “ballkon”. Prerja e duhur gjendet në këtë mënyrë: duke veshur jelekët, pjesa e rripit që lidhet rreth shpinës duhet të qëndrojë në mënyrë perfekte horizontalisht gjatë gjithë kohës dhe të mos ngrihet lart në nivelin ku janë fiksuar fiksuesit e rripave. Në fakt nuk janë rripat që qëndrojnë mbi shpatulla ato që kryejnë funksionin e mbajtjes, por ai që lidhet rreth bustit. Rripi duhet të rrethojë të gjithë bustin, duke qëndruar i palëvizur, pa të shtrënguar shumë dhe të ketë gjatësinë e duhur, në mënyrë që pasi të hiqen, të mos lënë shenja të kuqe mbi lëkurë. Gjinjtë duhet të mbulohen pjesërisht nga kupat. Aty ku mbaron kupa e jelekut, përgjatë kufirit superior, linja duhet të jetë e lirë, nuk duhet të lërë shenja. Jelekët duhet të qëndrojnë të puthitura pas bustit, pa të bezdisur, ose më keq akoma të krijojnë gërvishtje mbi lëkurë. Kur zgjidhen një palë jelekë, duhet pasur parasysh që volumi i gjinjve mund të pësojë luhatje në varësi të peshës së trupit, por edhe gjatë fazave të ndryshme të ciklit menstrual. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Prindër dhe fëmijë
Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Psikoprofil
Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është "tradhtuar shumë"

Psikoprofil
Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Barten çanta rrjetë: Një prekje estetike detare për të gjitha rastet

Barten çanta rrjetë: Një prekje estetike detare për të gjitha rastet

Moda
Kalo në kategori