Site icon Telegrafi

Jay Z, një baba model: S’ka gjë më të mirë se fëmijët, jam falënderues çdo ditë kur shoh fëmijët shëndoshë

Hip hop superylli, Jay Z, mund të jetë një emër i madh i muzikës, por kjo nuk e bën atë më pak baba se njerëzit e thjehtë.

Hov në intervistën e fundit me “My Next Guest Needs No Introduction” me David Letterman që transmetohet këtë fundjavë, ka folur edhe për faktin e të qenurit baba.

Ai thotë se ndihet falënderues vetëm që fëmijët janë shëndetshëm.

“Ndihem falënderues çdo ditë, zgjohem, shikoj përreth, i shikoj fëmijët, ata janë shëndoshë”, theksoi reperi.

Në mënyrë që të sqarojë një “fotografi se sa të shëndoshë” janë fëmijët e tij, Hov ka ndarë një tregim për gjashtë vjeçaren Ivy.

“Unë i thashë asaj që të hyjë në veturë sepse ajo po bënte shumë pyetje se pse duhej të largoheshim nga shkolla”.

“Ne ishim duke u larguar me veturë dhe më pas e dëgjova zërin e saj duke më thënë: ‘Babi, nuk më pëlqeu mënyra se si më the të hyj në veturë, mënyra se si ma ke thënë. Më lëndove'”.

Jay Z dhe Beyonce

“Kjo është gjëja më e bukur që ke mundur të ma thuash”, shprehet Jay Z në përgjigje të vajzës.

Blue është fëmiu më i madh prej tri sa i kanë Jay Z dhe Beyonce.

Epizodi i Jay Z për David Letterman transmetohet të premtën më 6 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version