Dizajneri italian, Giorgio Armani, prezantoi koleksionin pranverë-verë 2023 me shumë shkëlqim, për linjën e tij kryesore, në Javën e Modës në Milano

Veterani 88-vjeçar i modës hapi shfaqjen "Fil d'Or" (fije e artë), me ngjyra të lehta dhe gri të zbehtë.


Modelet mbanin xhaketa të gjata dhe pantallona të lirshme të ngushta, të kombinuara me çanta dhe aksesorë të larmishëm.

Më pas u prezantuan nuanca të ndryshme të blusë për të prezantuar thekët në fustane të gjata dhe pantallona.

"Unë nuk mund të arrij të bëj rroba nëse ato nuk kanë të paktën një teminë",- u tha me shaka Armani gazetarëve për shkëlqimin e theksuar në koleksion.

"Para disa vitesh ishte e pavend të kishe një veshje me temina gjatë ditës, tani është përqafuar. E rëndësishme është të vishesh mirë",- shtoi ai, duke përsëritur se tema kryesore e koleksionit ishte "drita".

Modelet kryesisht mbanin sandale të sheshta. “Ky koleksion është i frymëzuar nga jashtë, edhe nëse është shumë Armani”,- u tha projektuesi gazetarëve.

Java e Modës në Milano, ku dizajnerët prezantojnë linjat e tyre pranverë-verë 2023, përfundon të hënën.

20220923c63b4e77c7634da4ba01bfe94e81be4c 202209239d60fb5d52204a2fa14c0486c129e228

Giorgio Armani Spring Summer 2023 Runway Magazine 5

Giorgio Armani Spring Summer 2023 Runway Magazine 9

Giorgio Armani Spring Summer 2023 Runway Magazine 10

Giorgio Armani Spring Summer 2023 Runway Magazine 21

20220923c63b4e77c7634da4ba01bfe94e81be4c 2022092378d17f6b05bf4b0bb3727696562978cd

20220923c63b4e77c7634da4ba01bfe94e81be4c 20220923deb49e2348f8414ebff65b2c1d1b7e91

20220923c63b4e77c7634da4ba01bfe94e81be4c 202209232b833319faa24f89b967dfd488564d86

20220923c63b4e77c7634da4ba01bfe94e81be4c 202209238add323c341442ad93a55911f3821a95

20220923c63b4e77c7634da4ba01bfe94e81be4c 202209233209d5ec9b1a4f188269bdc55c9fea1a

640 0 633099db48ec9

640 0 633099db13396