Ka ardhur java e tridhjetekatër e shtatzënisë dhe ja ndryshimet që mund të prisni në të kur bëhet fjalë për beben, por edhe për ju
Bebja juaj sillet në stomak pothuajse ashtu siç do të lindë, ndërsa ju jeni sërish të lodhura për shkak të netëve pa gjumë.
Ja çfarë tjetër mund të prisni:
Çfarë ndodh me beben?
Në këtë javë, bebja peshon midis 2.000 dhe 2.300 gramë dhe është pothuajse 43 cm e gjatë. Trashësia e saj do ta ndihmojë atë të rregullojë temperaturën e trupit pas lindjes. Lëkura e bebes është e lëmuar. Sistemi nervor qendror zhvillohet, si dhe mushkëritë.
Bebja juaj tani sillet pothuajse si një i porsalindur – ai ka ritmin e saj të zgjimit dhe gjumit. Ajo lëviz, dëgjon, ëndërron, ndjen, mëson… Tregoji se e do. Flisni me të me përkëdheli, transmeton Telegrafi.
Placenta ka arritur pjekurinë e plotë dhe do të fillojë të plaket në periudhën e ardhshme. Nëse keni frikë nga lindja e parakohshme, mos u shqetësoni sepse 99 për qind e foshnjave të lindura në këtë periudhë janë shumë mirë.
Çfarë po ndodh me mamin?
Në javët e fundit të shtatzënisë, për shkak të netëve pa gjumë, ndiheni gjithnjë e më shumë e lodhur. Është e vështirë për ju të gjeni një pozicion të rehatshëm dhe gjumi ndërpritet nga urinimi i shpeshtë. Mundohuni të pushoni sa më shumë, sepse vetëm kështu do të keni energji për lindjen dhe për ditët në vijim.
Mund të vëreni njolla të kuqe ose njolla kruajtjeje në stomak, ndoshta edhe në kofshë dhe të pasme. Kjo gjendje, e cila shfaqet në rreth 1 për qind të grave shtatzëna, quhet shpërthim polimorfik në shtatzëni. Është e padëmshme, por e pakëndshme. Kruarja intensive në të gjithë trupin mund të jetë një sinjal se ka një problem me mëlçinë, për këtë arsye duhet të vizitoni mjekun.

Çfarë duhet të bëni?
Vizitoni maternitetin. Është koha të vendosni se ku do të lindni. Nëse ka kushte për të, vizitoni maternitetin ku planifikoni të sillni fëmijën tuaj në botë. Nëse një vizitë në spital nuk është e realizueshme, pyesni miqtë që kanë lindur së fundmi se si janë kushtet në atë maternitet. Do ta keni më të lehtë të shihni se ku do të jeni kur të vijë dita e madhe.
Përgatitjet përfundimtare. Tani është koha për të përfunduar blerjet tuaja dhe për të bërë përgatitjet përfundimtare për të shkuar në spital. Mbani me vete numrat e rëndësishëm të telefonit, në rast se fëmija vjen më herët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Këto janë mënyrat se si shqetësimi i tepërt ndikon tek fëmijët tuaj
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse partneri juaj ka këto tipare, ai është i papjekur

Çfarë tregon prania e proteinave në urinë gjatë shtatzënisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës