Golashënuesi më i mirë në histori, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë shumë efikas përpara portës, ndërsa shënimi i golave është punë e thjeshtë për të.

Superylli portugez ishte në shënjestër në pjesën e parë të sfidës ndaj Sassuolos, në të cilën e shënoi golin e 100-të me fanellën bardhezi.


Një top të nisur shpejt nga Gianluigi Buffon e mori në pronësi Adrien Rabiot që asistoi te CR7, i cili e nxori nga loja një mbrojtës kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Në këtë mënyrë, Ronaldo është bërë futbollisti i parë në histori të Juventusit që shënon 100 e më shumë gola në të gjitha garat në tri sezonet e para me Bianconerët.

Njëherësh, Cristiano është bërë lojtari i parë që shënon 100 gola me klube në tre shtete të ndryshme (Manchester United - Angli, Real Madrid - Spanjë dhe tash Juventus - Itali). /Telegrafi/

telegrafi sport app