Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i ftuar në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu, ka folur për zhvillimet e fundit pas aktakuzave të para të Gjykatës Speciale, për situatën politike dhe krizën me pandemi e ekonomi në vend.
Jashari ka dhënë detaje të pathëna më parë në lidhje me pengesat që po ndodhin në restaurimin dhe konservimin në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Gjithashtu ka folur edhe ri-kandidimin e tij edhe për një mandat si kryetar komune dhe mundësinë për formimin e një partie të re ose iniciative në nivel qendror.
Jashari i cilësoi si të rënda zhvillimet e reja në vend, sa i përket aktakuzave të para të ngritura nga Gjykata Speciale, derisa tha se në aspektin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë duhet të jemi unik, duke theksuar se nuk është kundër Gjykatës e aq më pak kundër drejtësisë, por se është i shqetësuar se kjo është një gjykatë e njëanshme.

“Duhet ta mbështesim dhe ta përkrahim njëri-tjetrin. Unë nuk jam kundër kësaj gjykate dhe besoj se nuk është askush kundër drejtësisë. Por, shqetësimi im këtu është se kjo gjykatë po tregohet e njëanshme. Ne jemi viktima, ne kemi qenë të persekutuar, të dhunuar, të dënuar në të gjitha format e mundshme nga regjimi i Serbisë, sidomos nga viti 1989 e këtej, e të mos flas edhe për më herët, për demonstratat e vitit 1981. UÇK-ja ka qenë prodhim nga dhuna që është bërë nga regjimi i Serbisë. Do të thotë që lindi nga populli, për lirinë e këtij vendi. Dhe, kjo UÇK mori mbështetjen, përkrahjen dërrmuese të bashkësisë ndërkombëtare, e në përfundim siç thonë qershia mbi tortë janë aleanca e NATO-s”, u shpreh Jashari transmeton Telegrafi.
Jashari përmendi edhe aktakuzat të cilat u janë lexuar ish-udhëheqësve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në seancat e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, të cilat siç tha ai, nuk janë më pak se akuzat e bëra ndaj Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës.
“Sipas aktakuzës që janë duke u lexuar, nuk e di që ka pasur akuza më shumë ndaj Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës. Nuk është lanë vend pa u përmendur, nuk përjashtohet asnjë qytet, nuk lihet anash, sipas tyre që nuk kanë bërë këta një krim të tillë a diçka. A paskan pasë kohë me luftu apo me organizu diçka në drejtim të çlirimit të vendit, apo janë merr vetëm me këto krime që thonë në aktakuza?”, tha ai.
Duke përmendur edhe babain dhe xhaxhain e tij, Hamzë e Adem Jasharin, pasardhësi i tyre, Bekimi thotë se vet familjarët e tij të cilët u flijuan për lirinë e vendit janë shembull që e bëjnë të mos pranojë atë që po Prokuroria e Gjykatës Speciale po e cilëson si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
“Edhe njëherë po e them, nuk dua ta amnistoj askënd nëse ka bërë diçka të tillë, por si organizatë siç po e quajnë ata ndërmarrje, si Ushtri Çlirimtare e Kosovës, unë nuk e pranoj kurrë një gjë të tillë, që të ketë qenë e formuar për të bërë krime, sepse një fakt shumë i thjeshtë: Adem Jashari, komandanti legjendar i UÇK-së, axha im, që ai e ka thënë vet me gojë të vet, që unë jam trupi e Hamza është koka, atëherë edhe ata paskan qenë kriminel në shtëpi të vet, me familje të vet, a shkuan këta 300 kilometër në Beograd me i sulmu ndonjë familje serbe atje apo qoftë institucionet e Beogradit, apo erdhën ata prej Beogradit e i sulmuan këta në Prekaz. 300 kilometër rrugë, në familje të vet, kush është terroristi këtu? Ne kemi qenë në shtëpi tona, në vendin tonë, i kemi mbrojt vendet tona”, thotë ai.

Rrëfimin për luftën, kur forcat serbe sulmuan kullën e Jasharajve në Prekaz për herë të parë, Bekim Jashari e kujton duke e përshkruar bashkëbisedimin e gjyshit të tij, Shabanit me njërin nga komandantët serb të asaj kohe.
“Me 30 dhjetor 1991, kur ka ndodh sulmi i parë në shtëpi tonë, atë ditë që kanë sulmuar në ora 5 të mëngjesit, ku kanë hy në shtëpitë tona, në ora 11:00 në shtëpi e kanë marrë gjyshin Shabanin, i thonë me na pri përpara derisa i kontrollojmë disa objekte. I kontrollojnë kullat e shtëpitë lartë, pastaj niset për tek shtëpia e dytë e tretë. E ka pyet ai komandanti: Ku po shkon o plakë, edhe ato tuat janë a? I ka thanë gjyshi “Po”, dhe pastaj i ka thanë “Çka kanë deshtë djemtë e tu, edhe 500 here Kosova shtet me u ba, pasuri ma të madhe nuk mundeni me ba ju”, dhe gjyshi ia ka kthy duke qesh prej zori: “Pse kush ka thanë që djemtë e mi i kanë kap pushkët për pasuri, djemtë e mi i kanë kap pushkët për lirinë e këtij vendi, për me ardh me flejt me gratë e fëmijët e vet të qetë, e jo me ardh ti në 05:15 të mëngjesit e me ua prish gjumin e rehatinë e mos me i lanë me fjet qysh duhet, pa të ba send”. E kush është viktima në këtë rast?”, rrëfeu Bekim Jashari.
Në intervistë Jashari ka folur edhe për mungesën e unitetit politik në vend dhe për të ardhmen e tij politike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri