LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Mësimi fillon me kohë, nuk ka grevë

Jasharaj: Mësimi fillon me kohë, nuk ka grevë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj tha se mësimi do të fillojë me kohë, më 3 shtator dhe nuk do të ketë protesta.

Jashari tha për RTK-në se Projektligji për stazhin e mësimdhënësve për vitet 90-ta, ka përkrahjen e qeverisë, por ende ligji nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës

“Ne do të presim nga institucionet tona që t’i plotësojnë kërkesat legjitime të mësimdhënësve”, tha Jasharaj.


Ai shtoi se, SBASHK-u është zëri i mësimdhënësve dhe atyre u takon të vendosin për atë nëse do të shkojnë në grevë, nëse kërkesat e tyre legjitime, për pranimin e stazhit për vitet 90-ta dhe ligji i për nivelizimin e pagave, nuk miratohen sipas kërkesave të tyre, të bëra më parë, e me çka parimisht është pajtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Kërkojmë që koeficienti i mësimdhënësve në shkollën fillore të jetë 2.5, kurse në shkollën e mesme 2.7. Njëherësh kërkojmë gjithashtu kushtet në shkolla të përmirësohen, laboratorët të kompletohen”, tha ai.

Sipas tij, nëse këto kërkesa nuk realizohen, nuk mbetet tjetër përveç grevës, por atë nuk do ta paralajmërojë tash, do të presin që pas kthimit të deputetëve nga pushimet ata t’i shqyrtojnë dhe t’i miratojnë këto ligje, pra kërkesat e punonjësve të arsimit.

Jasharaj apelon te institucionet e Kosovës që mos t’i shtynë mësimdhënësit të ndërmarrin masa tjera, grevë të cilën as punëtorët e arsimit nuk e duan të ndodhë.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori