Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër publike, përmes së cilës e akuzon kreun e ekzekutivit të vendit për mos rritje të pagave.
Jasharaj në letrën ngre shumë akuza ndaj kryeministrit Kurti.
“Kryeministër Kurti, as ti nuk kishe pritur atë rezultat të zgjedhjeve para 4 vitesh dhe kjo të nxori jashtë kontrollit dhe fillove të ndjehesh sulltan e jo kryeministër i një vendi, populli i të cilit kishte bërë një rrugëtim të gjatë përcjellë me lot nënash e me plot sakrifica e duke përjetuar dhunën barbare të pushtuesit serb në burgje. U ndjeve, jo kryeministër i gjithë popullit, por u bëre ndarës e përçarës dhe mllefi yt ndaj atyre që kanë merita e që kanë hyrë në faqet e ndritura të historisë u pa kur u bëre Sulltan”, ka shkruar Jasharaj, transmeton Telegrafi.
Tutje ai shkruan, “Kryeministër më i madh ishe kur ishe i vogël në politikë dhe gëzoje mbështetje falë oratorisë dhe fjalëve të mëdha, që kur u ule në kolltuk i bastardove. Kur ishe i vogël në politikë e pa kolltuk, në Pejë të prisnim unë e ca individë, që besonim në idealin për bashkim kombëtar dhe na mashtrove”.
“Duke u nisur nga këto takime pata besë dhe t’u drejtova me: ‘Po të lus si vëlla e si kryeministër, ua jep punëtorëve arsimorë, policisë, administratës, zjarrfikësve e gjithë sektorit publik nga 100 euro në muaj që ta ndalej greva’, e ti pa pasur as edhe një ndjenjë dhemshurie më the prerazi se nuk je në siklet dhe më the vazhdo grevën deri në pranverë. Kryeministër, buxhet kishe mjaft, por nuk plotësove kërkesën modeste të mijëra punëtorëve arsimorë, të policëve dhe gjithë të punësuarve në sektorin publik. Mbase nuk na e plotësove kërkesën për 100 euro se të duheshin për dosta e për diçka tjetër”.
Një këshillë nga unë Kryeministër. Ministri yt, Murati dhe gjithë shpifësit në facebook, nuk kishin lënë akuzë e shpifje e gënjeshtër pa bërë ndaj meje dhe SBASHK-ut dhe u dola përball. Isha edhe para organeve të drejtësisë, e di këtë shpifësi Murati. Ua prezantova gjithë faktet dhe argumentet dhe unë dhe SBASHK-u jemi faqebardhë. Mos ikni nga mediat Kryeministër e as nga organet e drejtësisë përveç nëse e keni mizën në kapuç. Kryeministër, neve nuk na i dhe nga 100 euro për të blerë pak më shumë gjëra elementare, por, si duket të shkuan milionat ca andej e ca këndej”, thuhet në letrën e Jasharajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Varret pa qetësi, familjarët e të pagjeturve në Kosovë i përcjellin identifikimet e pasakta

Aksidenti në Çair, Prokuroria: 16 vjeçari i cili ka vdekur nuk ka pasur patentë shofer e as kaskë mbrojtëse, poashtu ka lëvizur me shpejtësi të madhe

Kurti nderon martirët në Mejë në përvjetorin e masakrës

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

A ka përçarje mes LVV-së dhe partisë Guxo?- flet Faton Peci

Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar