LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Kthimi i tërësishëm i nxënësve në shkolla do të jetë i pamundur

Jasharaj: Kthimi i tërësishëm i nxënësve në shkolla do të jetë i pamundur

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në emisionin “Hashtag” në RTV Dukagjini ka thënë se ata janë për fillimin e vitit shkollorë por e një kujdes të shtuar.

“Dëshira e mësimdhënësve është që të filloj viti shkollor në institucione arsimore…Mbase kthimi i tërësishëm i nxënësve në shkolla do të jetë i pamundur. Mendoj se kthimi i pjesshëm në shkolla do të jetë më i qëndrueshmi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Po e them edhe tash se nga takimet që kemi pasur me institucionet kemi thënë se nëse nuk respektohen protokollet dhe do të rrezikohen nxënësit dhe mësimdhënësit, atëherë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të mblidhet dhe mund të bihet vendim që një mësim i tillë i rrezikshëm do të ndërpritet. Ne jemi për fillim të viti shkollor por që ai të jetë i sigurt”, shtoi i pari i SBASHK-ut.


Jasharaj thotë se një element i rrezikut janë edhe prindërit që zakonisht i shoqërojnë në shkollë nxënësit e klasës së parë.

Kryetari i SBASHK-ut thotë se ky vit do të jetë më i vështiri që nga koha e okupimit.

“E kemi një armik të heshtur dhe tinëzar. Nëse SBASHK-u, MASHT-i dhe institucionet tjera nuk janë bashkë viti i ri shkollorë do të fillojë por do të ketë probleme”, deklaroi ndër të tjera Rrahman Jasharaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori