LAJMI I FUNDIT:

Japonia po punon për krijimin e kriptovalutës së vet

Japonia po punon për krijimin e kriptovalutës së vet

Deputetët japonez po punojnë për krijimin e një kriptovalute përballë alarmit të kritovalutës së Facebookut, Libra, juanit dixhital kinez dhe marrjes në konsideratë nga ana e Bankës së Anglisë që ta adoptoj kriptovalutën.

Kriptovaluta do të jetë një nismë e përbashkët mes sektorit publik dhe privat dhe nëse realizohet do ta vendoste Tokion në pararojë të teknologjisë financiare.

Hapi i parë është hedhja në qarkullim e jenit dixhital.


“Kina po lëviz drejt juanit dixhital, prandaj ne duhet të marrin masa për t’u kundërpërgjigjur përpjekjeve të tilla”, tha Norihiro Nakayama, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Japonisë.

Me rritjen e vëmendjes ndaj kriptovalutave, kryeministri japonez Shinzo Abe, javën e kaluar kërkoi që qeveria e tij të punojë me bankën qendrore për të studiuar monedhat dixhitale.

Banka e Anglisë do ta merr në konsideratë adoptimin e kriptovalutës
Lexo po ashtu Banka e Anglisë do ta merr në konsideratë adoptimin e kriptovalutës

Kriptovaluta Libra ka ngjallur kureshtjen e autoriteteve financiare në mbarë botën. Nga bankat qendrore kryesore, ajo e Kinës ka shtyrë përpara përpjekjet për të krijuar një version dixhital të monedhës vendase.

Kina e shikon si një aset të çmuar në ekspansionin e saj global ndërsa për Japoninë, një monedhë dixhitale më shumë do të shërben si ndryshim në kulturën e japonezëve.

Po ashtu, Banka e Anglisë do të shqyrtojë se si Britania e Madhe mund të adoptojë kritpovalutë të stilit Bitcoin, si pjesë e një grupi botëror të bankave qendrore që janë bashkuar së bashku për të shqyrtuar pengesat e mundshme të mbështetjes në paratë dixhitale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori