Adnan Januzaj ka vazhduar me formën e tij të mirë te Real Sociedadi.

Mesfushori nga Kosova është futur nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Red Bull Salzburg.


Mysafirët kishin kaluar në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Sociedadi e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 57-të nëpërmjet Odriozola.

E golin e epërsisë skuadrës spanjolle ia solli talenti nga Istogu, Adnan Januzaj.

Januzaj shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në minutën e 80-të për të sjellë gëzim të madh në shkallët e stadiumit. /Telegrafi/

telegrafi sport app