LAJMI I FUNDIT:

Janushev, Kiracovski dhe Asani zgjatën dorën dhe premtuan zgjedhje demokratike

Janushev, Kiracovski dhe Asani zgjatën dorën dhe premtuan zgjedhje demokratike

Shefat e shtabeve zgjedhore të kandidatëve presidencial sot kishin takim me Komisioni Shtetëror Zgjedhor ku theksuan se presin zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Shefi i shtabit zgjedhor të Gordana Siljanovska Davkovës, Igor Janushev, tha se nuk do të drejtoj mesazhe politike duke dëshiruar që të mbahen zgjedhje demokratike më 21 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët le të diktojnë personin e duhur për të cilin do të votojnë”, tha Janushev.


Florin Asani, i cili është shef shtabi i kandidatit Blerim Reka bëri apel që qytetarët të dalin masovikisht.

“Premtuam fushatë evropiane, dhe kështu ndodhi. S’kishte incidente, besoj se kështu do të jetë edhe me 21 prill. Ju bëj apel qytetarëve që në mënyrë masovike të dalin dhe të votojnë që zgjedhim kryetarin e Maqedonisë së Veriut”, tha Asani.

Aleksandar Kiracovski nga shtabi zgjedhor i Stevo Pendarovski falënderoi KShZ-në për mundësinë që ju ka dhënë që bashkërisht të dërgojnë mesazhe për zgjedhje të pastra.

“Ne jemi më përgjegjës si shumicë, por të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi. Ju bëj thirrje të gjithëve të tregon pjekur të madhe demokratike që qytetarët lirshëm lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre. Kishim fushatë që i ngjan parimeve evropiane. Këto s’janë vetëm zgjedhje për kryetar shteti por treguam se jemi të dinjitetshëm për integrime evropiane”, tha mes tjerash Kiracovski.

Derkoski: Asnjë fushatë s’mund të jetë e pastër, por kjo ishte fushatë kryesisht e qetë
Lexo po ashtu Derkoski: Asnjë fushatë s’mund të jetë e pastër, por kjo ishte fushatë kryesisht e qetë

Kreu i KShZ-së, Oliver Derkoski vlerësoi se fushata deri tash ka shkuar në atmosferë të qetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori