LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Interesi i shtetit është që t’i mbështesim të rinjtë të studiojnë jashtë, por me qëllimin të kthehen në shtëpi

Janevska: Interesi i shtetit është që t’i mbështesim të rinjtë të studiojnë jashtë, por me qëllimin të kthehen në shtëpi

“Unë mbështes fuqimisht konceptin e BE-së për kalimin nga “ikja e trurit” në “qarkullimin e trurit”. Kjo do të thotë që studentët dhe profesionistët që kanë fituar njohuri dhe aftësi jashtë vendit inkurajohen të kthehen në vendet e tyre. Është në interesin e shtetit tonë të mbështesë të rinjtë për të studiuar në universitete prestigjioze të huaja, ku ndahen teknologjitë më të mira, risitë dhe praktikat më të mira. Megjithatë, qëllimi ynë përfundimtar mbetet që ata të kthehen në atdhe”. Këtë e tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, në hapjen e Panairit Studimor në Francë.

Sipas Janevskës, me njohuritë dhe aftësitë e fituara jashtë, të rinjtë mund të kontribuojnë shumë në përparimin teknologjik dhe të mbështesin rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit.

“Kam besim se qeveria e re do t’i inkurajojë studentët që kanë mbaruar jashtë vendit të kthehen në atdhe dhe të marrin pjesë në ndërtimin e së ardhmes së vendit të tyre”, tha Janevska.


Ajo tha se Franca ka reputacion si një nga destinacionet kryesore në botë për arsimin e lartë, me universitetet e renditura ndër më prestigjiozët në botë.

“Këtë e arrijnë me programe studimi inovative që ndërthurin njohuritë teorike dhe aplikimin praktik, si dhe me përfshirjen në kërkimin modern. Atraksion nuk janë vetëm mundësitë për rritje personale dhe profesionale të studentëve, por edhe oferta e pasur kulturore e qendrave universitare franceze. Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështet mobilitetin arsimor dhe jep bursa për studime në institucionet e huaja të arsimit të lartë”, shtoi Janevska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori