LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Është krijuar aplikacion nëpërmjet të cilit prindërit do të ndjekin progresin arsimor të fëmijëve të tyre

Janevska: Është krijuar aplikacion nëpërmjet të cilit prindërit do të ndjekin progresin arsimor të fëmijëve të tyre

“Aplikacioni celular i zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u mundëson prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve akses të thjeshtë në ditarin elektronik dhe në këtë mënyrë lehtësisht dhe në baza ditore të ndjekin progresin arsimor të fëmijëve të tyre”.

Për këtë risi sot në konferencë për media informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila theksoi se aplikacioni mundëson vështrim në orarin dhe përmbajtjen e orëve mësimore të nxënësve, rregullsinë e orëve – mungesat e arsyetuara dhe të paarsyetuara, detyrat e shtëpisë, notat e marra dhe dëftesat e lëshuara.

“Aplikacioni mund të shkarkohet në ednevnik.edu.mk ose përmes banerit të vendosur në ueb faqen e Ministrisë dhe të instalohet në çdo pajisje smart, telefon celular apo tablet, pavarësisht nga lloji i sistemit operativ. Është i thjeshtë për t’u përdorur dhe duke u kyçur dhe duke autentikuar me të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim që aktualisht përdorin për të hyrë në ditarin elektronik, mbi 200 mijë prindër dhe kujdestarë, aq sa janë regjistruar deri më tani, mund të kenë qasje të shpejtë në informacione për procesin arsimor të fëmijëve të tyre në çdo kohë”, tha Janevska.


Ministrja theksoi se të gjitha të dhënat që janë futur në ditarin elektronik, arkivohen dhe përdoruesi i aplikacionit ka pasqyrë për të dhënat nga viti aktual, por edhe nga çdo vit shkollor i mëparshëm.

“Tani më kemi testuar dhe verifikuar funksionalitetin e aplikacionit. Jam e sigurt se do të jetë shumë i dobishëm, sepse nuk ka prind apo kujdestar që nuk është i interesuar të ndjekë dhe të marrë pjesë në arsimimin e fëmijës së tij. Përgjegjësia për edukimin e të rinjve është e përbashkët dhe e njëjtë si për institucionet poashtu edhe për familjet e nxënësve”, theksoi ministrja.

Janevska po ashtu theksoi se për çdo mbështetje të përdoruesit gjatë hyrjes, fjalëkalimin e harruar ose sqarime shtesë në lidhje me përdorimin e aplikacionit të ri, ekipi i ekspertëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është i disponueshëm në çdo kohë në adresën ednevnik@ednevnik.edu.mk.

Me qëllim të zvogëlimit të punës administrative të mësimdhënësve, Janevska informoi se të dhënat nga ditari elektronik do të shtypen vetëm një herë në vit, përkatësisht në fund të vitit shkollor, në vend se në baza mujore siç ishte deri më tani.

Ajo gjithashtu tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po punon për digjitalizimin e përshpejtuar të sferës arsimore. Lidhur me këtë, ministrja theksoi se së shpejti do të fillojë pilotimi i sistemit të ri elektronik për punë administrative në shkolla dhe ditarit elektronik në më shumë shkolla, para se të zbatohen zyrtarisht.

“Jemi duke përgatitur disa regjistra elektronik që do të përdoren për nevojat e shkencës, për njohjen e kualifikimeve të huaja të arsimit të lartë dhe për evidentimin e bursistëve – studentëve maqedonas jashtë vendit dhe lidhjen e tyre me punëdhënësit. Paralelisht, vazhdojmë të sigurojmë rrjet cilësor të infrastrukturës së TI-së në shkolla, mjete të reja digjitale në mësimdhënie dhe do të vazhdojë digjitalizimi i teksteve shkollore”, shtoi Janevska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori