LAJMI I FUNDIT:

Janeva: PSP lufton kundër korrupsionit të lartë, qëllimi është kthimi i parave të qytetarëve

Janeva: PSP lufton kundër korrupsionit të lartë, qëllimi është kthimi i parave të qytetarëve

Prokuroria Speciale Publike lufton korrupsionin e lartë dhe kërkon të kthejë paratë e qytetarëve. Gjëja kryesore është të kërkojnë parat dhe të përqendrohen në hetimet financiare, por ky proces është në vazhdim dhe nuk do të përfundojë në afatin pesëvjeçar të PSP-së, deklaroi Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo, në emisionin “Samo Visitina”, tha se shpresonte që PSP do të arrijë të mbijetojë dhe të luftojë korrupsionin më të lartë, jo vetëm kur bëhet fjalë për biseda të përgjuara, por edhe tani nëse ndodh nga Qeveria e tanishme.

“Lëndët tona nuk do të përfundojnë me këtë mandat pesëvjeçar. Ky proces zgjat. Ne jemi më të fokusuar dhe ne kryesisht po punojmë për hetime financiare, për kthimin e parave në buxhet, të marrë në një mënyrë kriminale”, tha Janeva.


Prokurorja tha se në përpunimin e PSP-së, janë 606.550 biseda të përdorura, domethënë audio inçizime, nga të cilat deri tani janë dëgjuar 545.900 biseda.

Dhjetë për qind e bisedimeve, thekson ajo, janë në gjuhë të tjera që jepen për përkthim për një kohët sa më të shkurtër të mundshme, sepse ato do të na dorëzohen në gjuhën maqedonase. Gjuhët më të zakonshme të përdorura kanë qenë gjuha angleze, por ka biseda në gjuhën ruse dhe greke. Bisedimet në gjuhën shqipe dhe serbe i përkthejnë përkthyes nga Prokuroria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori