Pavarësisht vlerësimeve për mosefikasitet të koalicionit qeverisës në Kosovë, për të zgjidhur çështjet e mbetura, sikurse miratimi i Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, liberalizimi i vizave, partitë në pushtet nuk kanë dhënë një sinjal të qartë nëse janë në favor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare krahas atyre lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Ndërkohë që subjektet opozitare, konsiderojnë se është momenti i duhur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se koalicioni aktual është duke funksionuar, por probleme individuale për interesa të ngushta personale shtyjnë ‘njerëz të caktuar të kërkojnë zgjedhje’.
Për këtë Haliti shprehet se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse përveç shpenzimeve buxhetore, zgjedhjet eventuale nuk do të sjellin ndonjë rezultat.
“Nuk ka ndonjë problem dhe mospajtim ndërmjet koalicionit. Unë besoj se ka mospajtime për çështje tjera të vogla, që njerëzit kur t’iu preken interesat personale mendojnë se është bërë ‘kiameti’ sa i përket asaj”.
“Në anën tjetër, nuk kemi probleme politike dhe ideologjike në mes partnerëve”, ka thënë Haliti.
Sa i përket mbajtjes se zgjedhjeve, me qëndrime të ngjashme është prezantuar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Ai shprehet se mbajta e zgjedhjeve të parakohshme së bashku më ato lokale për qytetarët është proces pesëfish zgjedhor.
“Sepse përveç zgjedhjeve për deputetë, qytetarët duhet të votojnë për parti, për kandidatë të komunave dhe për kandidatët për këshilltarë komunalë. Pra, është një proces jashtëzakonisht i vështirë për t’u menaxhuar. Dhe nëse kemi parasysh edhe problemet që ka Kosova në menaxhimin e zgjedhjeve, në veçanti në ruajtjen e votës, atëherë unë si nënkryetar i LDK-së, mendoj që nuk duhet të lejohet mbajtja e zgjedhjeve në të njëjtën kohë”, ka thënë Haziri.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi thotë se duke marrë parasysh dështimet e qeverisë aktuale, që nga viti 2015, zgjedhjet e përgjithshme tashmë është dashur të përfundojnë.
Hezitimi i partive në pushtet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, sipas Çaushit, po ndodh për shkak se përfaqësuesit e koalicionit, siç thotë ai, janë në gjendje të rrezikojnë edhe të ardhmen e vendit, vetëm për “t’i ikur drejtësisë”.
“Koha e përshtatshme për zgjedhje ka qenë dje. Pra po flasim për një urgjencë më të cilën po ballafaqohen qytetarët e Republikës se Kosovës, për shkak se është dëshmuar qartë se këtu nuk kemi të bëjmë një koalicion që ka për interes çfarëdo të mire të përgjithshme dhe çfarëdo procesi të shtet-formimit. Prandaj çdo ditë e humbur është e dëmshme për qytetarët e Republikës se Kosovës”
Mosadresimi i çështjeve të rëndësishme për Kosovën, nga shumica parlamentare, janë arsye të mjaftueshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme sa më parë, thotë për Radion Evropa e Lirë edhe Muharrem Nitaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Kjo do të ishte një rrugëdalje për koalicionin ekzistues. Në këtë situatë është pak e rëndësishme nëse zgjedhjet parlamentare mbahen se bashku me zgjedhjet lokale. Por, atë që mund të them është se vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, shprehet Nitaj.
Një numër çështjesh të pazgjidhura ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe një opozitë shumë më e ‘fortë’, thonë analistët në vend, bëjnë që zgjedhjet të duken të pashmangshme.
Njohës të rrethanave besojnë se zhvillimet e muajve të ardhshëm do të mund të përcaktojnë edhe përshpejtimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Pothuaj asnjëra prej qeverive, që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ka arritur ta përfundojë mandatin e saj të plotë katërvjeçar./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës