James Rodriguez mungon disa javë për shkak të lëndimit

Bayern Munichu ka marrë lajme negative nga stafi mjekësor për gjendjen e James Rodriguez.
Anësori i rrezikshëm i gjigantit gjerman, James Rodriguez, pësoi një dëmtim natyra e të cilit tash është konfirmuar nga klubi bavarez.
Bayerni ka konfirmuar se ai do të mungojë disa javë për shkak se ka dëmtuar ligamentet e gjurit.
Lëndimi i James u shkaktua në stërvitjen e të martës.
James kështu do të jetë mungesa e radhës për Bayernin në vazhdën e shumë mungesave që ka skuadra gjermane.
Bayerni dihet se ka një seri rezultatesh negative dhe së fundmi u mposht nga Dortmundi në udhëtim me rezultat 3-2.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































